Dy prokurorë, një gjyqtar, një avokat dhe disa policë ishin në spital në repartin e kardiologjisë. Por jo për vizitë shëndetësore, por për çështje gjyqësore.

I dyshuari i tyre Hekuran Hoxha, nuk mund të mbahet në qeli përsa kohë vuan nga zemra e për këtë shkak edhe masa e arrestit ndaj tij u shpall në spital.

Hoxha u arrestua ne vijim te aksionit “Volvo 4” per dyshimet e akuzës se implikohet ne ngritjen e një laboratori droge në Has, i shkatërruar nga autoritetet gjatë goditjes se grupit “Avdylaj”.

Por avokati i Hekuran Hoxhës thotë se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje trafiku me të kërkuarin, Admir Hoxha.

Emri i Hekuran Hoxhës del në kartelën e policisë edhe për një aksion te mëparshëm antidroge i zhvilluar në 2009-n në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA