Tabaku: Fondi për rrugën Thumanë-Kashar është 0 Lekë. Sa kalojnë për paktin për universitetin këtë vit?!

21/01/2019 20:23

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja e PD, Jorida Tabaku ngre një pikëpyetje se çfarë parash do të kalojnë për paktin për universitetin këtë vit.

“Sot, qeveria pretendoi se fondin e parave që do të përdorte nga buxheti i shtetit për Rrugën Thumanë-Kashar do t’ia kalonte fondit për Universitetin. Pyetja është se cilat fonde nga buxheti i shtetit ishin destinuar për këtë rrugë? Sipas projektbuxhetit fondi për kontratën e rrugës në fjalë është 0 lekë dhe disbursimi i saj nis vitin e ardhshëm (pra 2020). Po të njëjtat shifra dhe fakte dëshmojnë që kostot e asaj rruge ishin 20 mln euro për kilometër, pagesa që do të nisnin ditë e parë të vitit 2020 dhe jo këtë vit”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se “Për rrjedhojë nuk ka asnjë fond shtesë për universitetet që mund të shkojë nga ky zë në buxhet. Pasi në fakt nuk ka asnjë zë në buxhet që të trajtojë këtë pagesë për këtë rrugë për vitin aktual”.

Më tej ajo shton se ka një zgjidhej alternative, duke ftuar Ramën që anulojë tenderin e inceneratorëve.

“Gjithsesi ka një zgjidhje tjetër. E ftoj kryeministrin të anulojë tenderin korruptiv të inceneratorëve per te cilen me nje interpelance askush nga qeveria nuk arriti te me ktheje pergjigje per abuzimin dhe vjedhjen. Sipas të dhënave të buxhetit vlera që qeveria do të disbursojë nga buxheti i këtij viti për inceneratorët është mbi 34 milionë euro. Atëherë përse kryeministri nuk anulon këtë koncesion që është po aq korruptiv për t’ia dhënë këtë shumë buxhetit për universitetin?”, u shpreh Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA