Shpella e Trenit, në Parkun Kombëtar të Prespës, është një monument kulture i kategorisë së parë. Por, sërish mbetet aq e pambrojtur, saqë edhe dyert prej hekuri që u vendosën për ta ruajtur, i janë grabitur.

Në shpellën karstike pranë Liqenit të Prespës së Vogël janë gjetur piktura në gur dhe punime qeramike të punuara nga banorët e vendbanimeve prehistorike, që datojnë nga neoliti i hershëm deri në Epokën e Hekurit.

Sot, fondet për ta mirëmbajtur janë të pakta. Një projekt i ri synon të frenojë degradimin e shpellës prehistorike të Devollit.

Edhe pse arkeologët gërmojnë shpesh në Shpellën e Trenit, specialistët thonë se ka ende dëshmi të pazbuluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA