Deputeti socialist Ulsi Manja e konsideroi propozimin e Ilir Metës për në krye të KLSH-së, Bahri Shaqirin, si “kandidaturë me profil të lartë politik pasi vjen nga forumet drejtuese të LSI-së”. Gjithashtu, Manja shprehet në Facebook se Shaqiri nuk ka ekspertizë në fushën e financave.
Postimi i Ulsi Manjës:
Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidatures se Bahri Shaqirit per ne krye te KLSH . Pertej faktit te te berit politike , sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e veshtire per ta lexuar shqip ne germe dhe fryme Kushtetuten e RSH ?
Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues. Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate. Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta. Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t’i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij.
Top Channel