Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Open” të Eni Vasilit, gazetari Enton Abilekaj, një vëzhgues i njohur i politikës shqiptare, ka shprehur mendimin e tij në lidhje me zgjedhjet në Partinë Demokratike.

Ai kritikoi padyshim rezultatin që prodhuan zgjedhjet brenda partisë, edhe pse pranoi se hapja e PD-së ka qenë një nga më të mëdhatë dhe historike, veçanërisht duke përmendur emrin e Tomor Alizotit, një kritik i shquar i Bashës në të kaluarën.

Por, Abilekaj shprehu ndër të tjera mendimin se PD-ja ka humbur me përzgjedhjen e disa emrave të rinj, të cilët nuk janë shquar për aktivizëm brenda radhëve të partisë, ndërkohë që janë lënë jashtë stukturave drejtuese ata që ndoshta kanë dhënë kontribute më të spikatura.

Në pjesën e dytë, debati u shtri disi në pjesëmarrje, me të ftuarit që shpesh nuk nguronin të kundërshtonin idetë e njëri-tjetrit, edhe pse janë ende pjesë e një forcë politike si PD-ja. Ra në sy edhe njëherë këmbëngulja e Besart Kadisë për të kundërshtuar zgjedhjen e Alizotit në Kryesi. Madje shkoi deri aty sa të shprehej:

“Nëse një kritik si Alizoti, i cili ka sulmuar kryetarin e PD-së specifikisht për diçka të caktuar në të kaluarën, del sot si personi më i votuar në parti, atëherë i bie që nesër ai ta konsiderojë veten si kandidati kryesor për të pasuar Bashën në udhëheqje”, tha Kadia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA