Problemet me ligjin ndaj Klement Balilit nisën që të shfaqen edhe në Itali. Gazeta online, “Milano Today”, shkruan se ‘Eskobari i Ballkanit’, ka trafikuar drogë edhe drejt Milanos.
Ajo e quan atë një tregtar të rëndësishëm në lidhje me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në shkrim thuhet se Balili ishte një kriminel klasik shqiptar, që filloi në vitet ’90 në Milano duke trafikuar vajza të reja, shpesh të mitura dhe që i shfrytëzonte për prostitucion. Të ardhurat e fituara nga ky aktivitet kriminal, ai i investoi në trafikun e drogës.
Shkrimi i plotë nga gazeta “Shqip”:
Një tregtar i rëndësishëm 48-vjeçar shqiptar i drogës u vetëdorëzua në policinë e vendit të tij. Emri i tij është Klement Balili dhe në të kaluarën e tij kriminale ka gjithashtu lidhje të rëndësishme me Milanon. Historia raportohet në “Corriere”, nga Andrea Galli dhe në disa media shqiptare.
Njeriu, i cili tani është 48 vjeç, ishte i kërkuar nga policia shqiptare. Në të kaluarën emri i tij doli nga një artikull (grek) në një ngarkesë prej 7 ton marijuanë të sekuestruara në det të atij vendi, i destinuar për tu trafikuar drejt Milanos.
Policia shqiptare njoftoi se kërkesa për arrestimin e tij, erdhi pas tre muajsh të negociatave me familjen Balilit, i cili kishte qenë më parë drejtor i Transportit në qytetin e Sarandës. Pronari i hoteleve dhe komplekseve, Balili është në të vërtetë një i arratisur që nga momenti i sekuestrimit të 700 kg marijuanë. Donald Lu, ambasadori i SHBA në Tiranë, e quajti atë si një eksponent të fuqishëm të krimit me lidhje të forta politike, duke u ankuar se autoritetet shqiptare për disa vjet nuk e kanë arrestuar.
Në të vërtetë, Balili ishte lidhur me lëvizjen socialiste, që drejtonte vendin nga 2013 në 2017.
Rruga e lëndës narkotike të konfiskuara jashtë Greqisë çoi në Salento për ulje në Itali dhe në Milano, një qytet i frekuentuar gjerësisht nga Balili, e cili ka në Lombardi në dispozicion rrjetin e bashkëpunëtorëve për shitjen e marijuanës. Ato zona kontrolloheshin drejtpërdrejt prej tij, veçanërisht në provincën e Pavias por edhe Abbiategrasso dhe rrethinat e saj.
Në këto zona, Balili ishte një kriminel klasik shqiptar, që filloi në vitet ’90 në Milano duke trafikuar vajza të reja, shpesh të mitura dhe që i shfrytëzonte për prostitucion. Të ardhurat e fituara nga ky aktivitet kriminal, ai i investoi në trafikun e drogës.
Top Channel