Liqeni artificial i Pukës, si pasojë e temperaturave të ulëta prej ditësh, ka ngrirë dhe shtresa e akullit shkon më shumë se 3 cm.

Kjo dukuri është hera e parë që ndodh në qytetin e Pukës dhe ka zgjuar interesin e banorëve, më shumë të fëmijëve, të cilët tentojnë ta përdorin për argëtim sipërfaqen e liqenit pranë shëtitores.

Gjon Gjonaj, kryetar i Bashkisë Pukë, thotë se ngrirja e liqenit është hera e parë që ndodh, por u bën apel prindërve për të pasur kujdes kur lëvizin në shëtitore pranë liqenit me fëmijët e tyre, e sidomos kërkon një kujdes të shtuar për këta të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA