Korçë, rikthehen reshjet. 15 cm dëborë në Dardhë
20/01/2019 16:00
Reshjet e borës janë rikthyer në një pjesë të Qarkut të Korçës. 15 cm borë janë regjistruar në fshatin turistik të Dardhës mëngjesin e së dielës.
Pavarësisht borës, situata në akset nacionale vazhdon të jetë normale, ndërkohë që dhjetëra turistë i janë drejtuar Dardhës për të shijuar fundjavën.
“Jemi nga Spanja dhe jetojmë në Tiranë. Vendosëm të vijmë në Dardhë për ta njohur. Vend i vogël, por shumë i këndshëm”, thotë një turiste.
Top Channel