Me ligj edhe buka edhe djathi që shiten në treg duhet të kenë një etiketë ku të shënohen të gjithë përbërësit. Por nga një verifikim i thjeshtë ne treg kjo gjë nuk ndodh dhe për më tepër asnjë institucion nuk e kontrollon. Personat organizimi, i të cilëve nuk pranon disa lëndë ushqimore, janë edhe më të rrezikuarit.
Ligji për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit kërkon që çdo produkt ushqimore të pajiset me një etikete ku të shënohen të dhënat e produktit përkatës.
Marrim djathë të bardhë të përzierë, ky është informacioni i vetëm që jep etiketa. Ndërsa përsa i përket nivelit të yndyrës apo vlerave ushqyese si dhe origjinës së produktit ata janë të panjohura për konsumatorin.
Shumë here dëgjojmë se djathi është i përgatitur me niseshte. Kjo e fundit sjell probleme serioze për shëndetin e atyre personave të cilët janë të prekur nga diabeti.
Pavarësisht kësaj në kurrë nuk lexojmë një etikë ku të shënohet që djathi ka edhe përqindje niseshteje. Etika e vetme që lexojmë është lloji i djathit duke e mbyllur me një fjali i freskët.
“Dua një bukë të zezë”, kjo është porosia e konsumatorit shqiptar. Por se me çfarë mielli është përgatitur kjo bukë dhe cila është origjina e tij, apo nëse buka ka përqindje gluteni që për shumë individë shkakton alergji këtë gjë konsumatori nuk e mëson nga etiketa, por nga biseda me shitësin.
Top Channel