Foto ilustruese

Operacioni “Fake Grains” i organizuar nga policia e Lezhës ka përfunduar me 2 persona në pranga, të cilët tregtonin në këtë qytet artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara.

Nga hetimet disa javore të ndjekura nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë pas informacione të siguruara në rrugë policore, u bë realizimi i operacionit “Fake grains” me arrestimin e shtetasve A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë.

Këta shtetas në Lezhë, u kapën me mjetin e tyre me nje sasi artikujsh për t’i tregëtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.

Malli i bllokuar dyshohet pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar.

Veprat penale që akuzohen janë: “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Manipulin i tregut” dhe “Falsifikim i vulave e stampave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA