Ne Çerenecin e Epërm banorët janë izoluar nga dëbora dhe nxënësit prej një jave nuk shkojnë në shkollë.

Kjo gjendje është prej dy javësh në ketë fshat të thellë të Bulqizës. Automjeti që transportonte fëmijët për në shkollë nuk është në gjendje që të kalojë rrugën.

Kjo rrugë është e vështirë për t’u kaluar edhe me zinxhirë ndërsa prej vitesh ajo është e vështirë edhe kur moti është pa reshje dëbore, ndërsa banorët thonë se me afër kanë Maqedoninë.

Ndërkohë banorët shprehen se problemet në këtë fshat janë prej kohesh dhe për zgjedhjet e ardhshme kanë një premtim: Askush të mos guxojë të vijë për vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA