Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë/ Profil, kush është portugezi Ruben Saraiva që ekzekutoi Nikulajn, pas divorcit të prindërve nisi problemet me ligjin në Angli
Duke folur para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha folie edhe për 4 shtyllat, siç i quajti ai, që do të kthejnë do të kthejnë shpresën dhe besimin tek shqiptarët.
“Unë jam i ndërgjegjshëm se shqiptarët nuk kërkojnë thjesht dhe vetëm largimin e një njeriu, por largimin e këtij modeli dhe zëvendësimin e tij me një model që të punojë për ta. Nuk mund të shpikim modele, i vetmi model që mund të funksionojë është modeli europian. Ndaj ne sot do të vendosim për aksionin politik dhe përballjen e madhe që do të nisim bashkë”, u shpreh Basha.
Më tej kreu i opozitës theksoi se: Ndaj ne sot do të vendosim për aksionin politik dhe përballjen e madhe që do të nisim bashkë.
· Për ndarjen e politikës nga krimi përmes vettingut të politikanëve.
· Për t’ua marrë Shqipërinë oligarkëve dhe për t’ia kthyer atë qytetarëve përmes platformës sonë antimafia, për dekriminalizimin e zgjedhjeve.
· Për një Shqipëri të taksave të ulëta, që financon, subvencionon dhe ndihmon gjithçka që rrit prodhimin, rrit punësimin dhe u jep shanse për punësim të gjithë shqiptarëve e në veçanti rinisë shqiptare.
· Integrimin e shqiperisë në BE
Top Channel