Restaurohet qendra historike e Vlorës, ndërhyhet në 68 objekte
18/01/2019 11:57
Plot 68 është numri i objekteve në restaurim, për zonën historike të qytetit të Vlorës.
Projekti pritet të përmbyllet vetëm me restaurimin e objekteve në sezonin turistik të këtij viti, ndërsa më pas do të vijohet edhe me restaurimin e rrugicave të zonës historike.
Kreu i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Erion Hamataj konfirmon edhe numrin e objekteve që janë shembur.
Në total janë 40 objekte të klasifikuara për t’u shembur, nga të cilat 35 janë shembur tashmë, ndërsa 5 të tjera, kryesisht shtesa dhe rrethime, pritet të shemben.
Projekti i restaurimit të qendrës historike të Vlorës ka nisur në shtator të vitit 2017, ndërsa vlera e investimit shkon në rreth 322 milionë lekë.
Top Channel