Vitin e shkuar, mbi 90% e qytetarëve kanë kryer “check up”-in në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit. Koha e pritjes për vizitën e 428 mijë shqiptarëve teksa kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, është përgjysmuar.

Dr. Leonidha Pepo, kardiologe në qendrën shëndetësore 4, thotw: “Check up për ne është pikë referimi. Na ka ndihmuar shumë sepse kemi zbuluar diagnoza që qytetari as nuk i dinte që i kishte, sidomos sa i takon sëmundjeve kardiovaskulare”.

Qendra shëndetësore nr.4 në Tiranë ka përfunduar rehabilitimin e plotë për krijimin e kushteve më të mira të punës për mjekët dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, si pjesë e programit të rehabilimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA