25/11 14:43
Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini prezantoi “Paktin për Universitetin”, në një takim me studentë e pedadogë.
Në nisje të prezantimit, Ministria Shahini theksoi se Pakti është një draft fillestar që është i hapur për çdo mendim e koment të studentëve, por ai shërben si pikënisje për një dialog gjithëpërfshirës me studentët.
Bashkë me ministren Shahini në dialogun me studentët janë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të qeverisë, që marrin në patronazhim fakultete të ndryshme që lidhen me fushën e tyre të përgjegjësisë, për t’iu përgjigjur interesimit dhe çdo pyetjeje nga ana e studentëve.
Top Channel