Pakti për Universitetin u prezantua nga ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, e cila u ndal në 8 pikat kryesore te dokumentit 30-faqësh, më me interes përgjysmimi i tarifave.
Verifikimi i titujve akademikë, përmirësimi i infrastrukturës, transparenca dhe përfshirja e studentëve në bordet e administrimit, e drejta për vendimmarrje në këshillat studentorë vetëm nga të rinjtë dhe karta e studentit ishin shtyllat kryesore të paktit.
Fjalën e mori dhe kryeministri Edi Rama, i cili bëri fajtorë pedagogët për mosvijimin e procesit mësimor në fakultete, ku një pjesë e studentëve vijojnë të qëndrojnë të ngujuar: “Jeni ju përgjegjës që nuk bëni mësim. Edhe një nxënësi të vetëm duhet t’i jepni mësim”.
Kryeministri bëri një paralajërim që erdhi në formë kërcënimi: “Mbaj përgjegjësi, por për budalla nuk më bën dot njeri”.
Ndryshe nga sa ka bërë më parë, kryeministri nuk lejoi “kryengritjet” në sallë nga studentët.
Top Channel