Foto ilustruese

Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë publik këtë të premte pretencën për bandën e të akuzuarve për 3 grabitje të bujshme bankash.

Prokurori i çështjes kërkoi 20 vite burg për Dash Kupën dhe Neim Avdylin; 19 vite për Ernest Kupën; 16 vite burg për Fatjon Xhyliun, Dritan Sinanajn dhe Aleksandër Muratajn; si dhe 5 vite e 8 muaj burgim për Ditjon Memlikën dhe Admir Çerpjen.

Grabitja e parë e këtij grupi ka ndodhur në vitin 2015, kur u sulmua Union Bank, për t’u vjedhur prej andej 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

Vetëm pak muaj më vonë do të vinte edhe grabitja e dytë, e suksesshme për shuma më të mëdha, me rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe valuta të tjera të vjedhura.

Grabitja e tretë dhe më e rënda ishte ajo e ndodhur pranë Rinasit, ku u rrëmbyen në rrugë nga automjeti shoqërues i policisë private 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA