Në orën 13:30, njeriu i përmendur me 3 nofka si Eskobari i Ballkanit, baroni i drogës dhe magjistari Klement Balili la ambientet e policisë së Tiranës duke u dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda

I qetë dhe me dy avokatët që u tha se ia kishte gjetur familja kur ishte në arrati, por që i konfirmoi si njerëzit që do ta mbrojnë para drejtësisë, Klement Balili u njoh me akuzat që i adresohen.

Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i kundërshtoi vetëm me një fjali “nuk kam kryer asnjë vepër penale në jetën time”.

Siç pritej Klement Balili u la nën masën arrest me burg , pas kërkesës së Prokurorisë që e shikon si të implikuar në trafikun e 678 kg kanabis , të transportuar nga Saranda drejt Zakinthos.

Por ndërsa Prokurori thotë se një person me emrin Keli koordinonte në telefon veprimet mes dy skafiste e Letro Dalanaj, Kleanthi Palaj dhe shtetasit grek Georgos Alfanti, avokatët këmbëngulin se ky person nuk është Klement Balili.

Hetimet për Klement Balilin u mbyllën në të njëjtën ditë kur Klement Balili u vetdorëzua. Prokuroria thotë se Klement Balili ra në rrjetën e DEA-s pas hetimeve që po kryheshin për trafikantin Dhimitër Poti, i cili po planifikonte të trafikonte një ngarkesë drogë nga Bullgaria brenda një kamioni që do të maskohej si ngarkesë me portokalle.

Ky plan i grupit që mendohet se ka marre formë në Janar 2014 deshtoi dhe ngarkesa me Portokalle u dëmtua. Ky plan dështoi në atë kohë, por jo plani për drogën e nisur me skafe nga Saranda. Tashmë është radha e Prokurorisë të mos dështojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA