Luan Begaj, nga Karbunara e Lushnjes, është një nga fermerët e shumtë që kanë mbjellë agrume në këtë zonë.
Prej 10 vitesh, Luani së bashku me anëtarët e tjerë të familjes ushqehen prej fitimeve që nxjerrin nga një hektar agrume.
Por, nga viti në vit, të ardhurat po reduktohen ndjeshëm, e sipas fermerit, shkak kryesor është mungesa e tregut. Ai thotë se ka shitur vetëm 30 për qind të prodhimit, ndërsa pjesën tjetër e ka në ruajtje, me shpresën se do të rritet çmimi.
Fermerët thonë se, me çmimet që shiten agrumet aktualisht, nuk arrijnë të sigurojnë as shpenzimet. Luan Begaj shkon edhe më tej, duke thënë se nëse çmimet do të vijojnë të jenë kaq të ulëta, atëherë do detyrohet që agrumet t’ua hedhin bagëtive.
Mungesa e industrisë përpunuese ka bërë që shumë fermerë në vendin tonë t’i hedhin prodhimet, duke rritur nga viti në vit humbjet për ta.
Top Channel