Rreth 10 sanitareve në shkolla të ndryshme të Kamzës u është komunikuar nga Bashkia e Kamzës një vendim, ku u kërkohet që megjithëse me kontrata të pakufizuara pune, të kalojnë në dispozicion të Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit.

Kamera e TCH u ndal në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku Hikja është një prej sanitareve që iu është komunikuar një vendim i tillë. Zonja 54-vjeçare është paraqitur sot në punë.

“Më ra pika kur e pashë shkresën. Kam 17 vite sanitare dhe 4 vite dal në pension”, tha Hike Luca, sanitare.

Hikja ka rritur e vetme 5 fëmijët e saj jetimë.

“Burrin ma vrau rrufeja dhe kam 5 djem. Në punë kam ardhur se nuk lihet puna vetëm. Unë jam me kontratë të pakufizuar. Në Drejtori kishte shumë sanitare si unë, që kishin marrë këtë letër”, tha më tej ajo.

Shkolla ku punon Hikja është nga më të mëdhatë e Kamzës. Gjimnazi “Ibrahim Rugova” ka rreth 1.400 nxënës.

“Ne kemi 3 pastruese dhe na duhet edhe një që të përballojmë nevojat. Bashkia shkon dhe na e heq nga puna, duke na lënë me sanitare mangut”, tha Luljeta Prençi, drejtoreshë e shkollës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA