Klement Balili do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të enjten në orën 14:00 për vlerësimin e arrestit pas masës së sigurisë të shpallur nga e njëjta gjykatë, në dhjetor 2016.

Ndërkohë, sipas një procesverbali të dorëzuar në prokurori nga Policia e Shtetit gjatë ditës së sotme, policia sqaron se çfarë ndodhi në fakt, duke thënë se “pas negociatave për dorëzim, u krye ekzekutimi i masës së sigurisë”, version ky që realisht sqaron edhe debatet nëse Klement Balili u arrestua apo u vetëdorëzua.

Sipas qëndrimit të policisë, e gjitha kjo lexohet si një vetëdorëzim, ashtu sikurse është thënë në rrugë jozyrtare nga burimet e policisë se Klement Balili iu vetëdorëzua policisë pas negociatave me numrin 1 të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda në dosjen hetimore të dorëzuar ditën kur u vetëdorëzua Klement Balili, ai akuzohet për 4 vepra penale, trafik, grup kriminal, pastrim parash dhe fshehje nga taksat.

Në kërkesën për gjykim, prokurori Eneid Nakuci thotë se Klement Balili implikohet në trafikun e 678 kilogramë kanabis sativa të papërpunuar.

Sipas prokurorisë, në datën 6 maj 2016, dy skafistë u nisën nga brigjet e Sarandës për të transportuar me skafin “Vasilikis” ngarkesën e kanabisit, ata kanë komunikuar me Klement Balilin, i cili gjithashtu ka komunikuar edhe me një shtetas grek për mënyrën se si do të zbarkohej droga në Zakinthos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA