Avokati i Klement Balilit, Theodhori Sollaku tha për mediat se për asnjë çast klienti i tij nuk i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa shtoi se ai u vetëdorezua kur u plotësuan kushtet.
Mes të tjerash Sollaku theksoi se tashmë që kishte ardhur letërporosia nga Greqia, Balili u dorëzua duke shmangur, sipas tij, edhe shpenzimet që do të kishte shteti shqiptar për qëndrimin e tij këto dy vite në burg.
“Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar, edhe pse nuk ka prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit, shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë. Në asnjë rast ai nuk i është shmangur drejtësisë”, pohoi Sollaku.
Top Channel