“S’ka doktor që të merr përsipër”, Zegjine Çaushi përplaset me Klevis Balliun në Kuvend: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote… Puna për Maturën Shtetërore 2019 ka nisur më herët. Maturantët kanë filluar të plotësojnë formularin A1, fill pas pushimeve dimërore, që nga data 7 janar.
Plotësimi i formularit A1 do të përfundojë në datën 15 janar. Secili maturant u pajis me një kod dhe aplikoi në platformën e-Albania.
Teuta Dobi, anëtare e Komisionit të Maturës Shtetërore, tha: “Vitin e kaluar plotësimi i formularit u bë në mars, ndërsa këtë vit bëhet që në janar. Kjo është pozitive, pasi nxënësit e vendosin që në janar se kë do të kenë lëndë me zgjedhje”.
Një ndryshim tjetër është provimi me zgjedhje: “Vitin e kaluar ishin dy provime me zgjedhje, këtë vit është vetëm një. Dhe ai nuk është vendimtar për të ardhmen e maturantit, vendimtare janë lëndët që ka patur maturanti gjatë vitit”.
Maturantët kanë 4 provime gjithsej: Gjuhë e Huaj, Gjuhë-Letërsi, Matematikë dhe lëndën me zgjedhje. Provimi i parë do të jepet në 7 qershor dhe i fundit në 24 qershor.
Maturantët japin përgjigje të ndryshme. Dikush nuk e ka plotësuar formularin A1 deri ditën e fundit, pasi thotë se janë shumë të rinj për të marrë vendime të mëdha për jetën. Një tjetër thotë se u bën shumë mirë plotësimi kaq herët.
Puna për maturën nis që kur nxënësi fillon shkollën e mesme dhe në fund të ciklit 3-vjeçar kemi një maturant më të mirëinformuar.
Top Channel