Dy kushtet e Balilit për t’u vetëdorëzuar
15/01/2019 13:40
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje nga operacioni për ndalimin e Klemend Balilit.
Ardi Veliu është shprehur se negociatat me familjarët me Balilit kanë zgjatur 3 muaj. Ai tha se është kontaktuar nga ata dhe ka shkuar në rrugën mes Delvinës dhe Finiqit, aty ku ndodhej Balili.
Kreu i Policisë ka sqaruar se Balili kishte dy kushte: Të mos keqtrajtohej dhe që ndalimi i tij të deklarohej vetëdorëzim.
Balili u transportua më pas në komisariatin numër 6 në Tiranë ku u ekzekutua urdhër-arresti që rëndonte ndaj tij dhe më tej u shoqërua në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Top Channel