Prefekti i Dibrës mbledh Shtabin e Emergjencave. Drejtuesit e institucioneve kryesore dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve raportuan në lidhje me situatën dhe masat e marra për përballimin e situatës.
Situata më problematike është në hapjen e rrugëve rurale dhe lidhjen e fshatrave me rrugët kryesore apo me qytetet, ku sipas autoriteteve rezulton se ende një pjesë e madhe e fshatrave janë nën pushtetin e borës.
Shkollat nuk janë hapur as ditën e sotme, pasi një pjesë e mirë e shkollave nuk kanë dru zjarri për ngrohje, por edhe për shkak se nuk lëvizin furgonët që transportojnë nxënësit nga fshatrat.
Prefekti u kërkon që të mobilizohen të gjithë edhe njerëzit nëpër njësitë administrative, për të ndihmuar njëri – tjetrin në raste emergjencash.
Top Channel