Rama inspekton Arkivën e Shtetit

14/01/2019 20:00

Dixhitalizimi i Arkivës së Shtetit mundëson konsultimin “online” të mbi 200 milionë dokumenteve të historisë së shtetit tonë.

Nevojiten vetëm 20 sekonda për t’u pajisur me kartën e përdoruesit, sipas kategorive, që mundëson aksesin.

“Ajo çfarë bëhet, në fakt, është shumë e thjeshtë. Mjafton një fotografi. Vendoset për printim kjo kartë dhe mbaron e gjithë procedura në një periudhë prej 20 sekondash. Karta do vetëm 20 sekonda që të printohet. Printohet vetëm 1 herë në vit. Është falas. Arkivi “online” mund të bëhet nga shtëpia dhe është me pagesë”, tha Bido.

Gjatë inspektimit, kryeministri Edi Rama vlerësoi transformimin e këtij institucioni: “Një punë e mirë e vitit të Skënderbeut, se u bë shkak për t’u fokusuar më shumë dhe për ta adresuar një plagë të vjetër të rëndë. Fakti që tani gjithçka është e digjitalizueshme, edhe origjinalet nuk janë më e vetmja mundësi, është garanci e madhe për ruajtjen e tyre”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është pajisur edhe me laboratorin i ri të restaurimit, ndërsa arkivi shqiptar është i pari nga vendet e Ballkanit që është bërë pjesë e Portalit të Arkivave Europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA