Punonjës të Ministrisë së Arsimit në fakultete. Do u shpjegojnë studentëve VKM-të e qeverisë

14/01/2019 14:45

Besa Shahini, zv/ministre e Arsimit dhe e dekretuar si ministre në këtë institucion, tha se 54 punonjës nga Ministria e Arsimit po asistojnë studentët nëpër fakultete për t’i shpjeguar VKM-të e qeverisë për tarifat dhe bursat.

“54 punonjësve u kemi dhënë instruksione të qarta që të asistojnë studentët dhe të flasin për përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe ciklit të integruar profesional, që sivjet aplikohet te të gjithë studentët pa marrë parasysh mesataren e notave; të flasin për përjashtimin nga tarifat për studentët me mesatare nga 9 deri në 10; për trajtimin me bursë dhe gjysmë-bursë të studentëve ekselentë dhe për përgjysmimin e tarifave të programit të ciklit të dytë për ekselentët dhe studentët që vijnë nga kategoritë e veçanta”, theksoi Shahini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA