Duke kënduar e kanë kaluar natën dhjetra studentë të Universitetit Politeknik. Ata thonë që braktisja e procesit mësimor do të vazhdojë deri në momentin që do të plotësohen 8 kërkesat e tyre.

Ndërkohë, problem për të gjithë studentët që janë ngujuar pranë fakulteteve është furnizimi me ushqime, pasi rojet e sigurisë private nuk i lejojnë.

“Është keq puna sepse kanë ngelur studentët vetëm me një sufllaqe në 24 orë. Edhe në burgun e sigurisë së lartë ka ushqime e ngrohje”, thotë një student.

“Protestojmë për 8 pikat. Ato që u miratuan ishin një VKM që shumë lehtë mund të shfuqizohet. Kush kërkon të vazhdojë mësimin, ta vazhdojë. Nuk pengojmë askënd”, thotë një tjetër.

Sipas studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale, përgjysmimi i tarifës për këtë vit akademik është një farsë e qeverisë: “Ne po protestojmë sepse përgjysmimi i tarifave nuk ndodhi. Masteri nuk është ulur, karta e studentit nuk është…”

Ndërkohë që protesta e studentëve vazhdon, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar në Tëitter: “Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të ministrive të financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA