Një grua e moshuar humbi jetën në Shkodër pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Viktima, një 85 vjeçare, e cila jetonte me te birin që nuk ndodhej në shtëpi kur u përfshi nga flakët që dyshohet se ranë prej një shkëndijë elektrike.

Vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e zjarrit prej së cilës e moshuara e sëmurë nuk mund të shpëtonte.

Një punonjës i OST ka humbur jetën të enjten në mbrëmje në Perlat te Mirditës ndërsa po punonte për rregullimin e një defekti.

Gjovalin Qafa, 58 vjeç nga Laçi është gjetur i pajete rreth orës 22:00 të së enjtes. Sipas informacioneve të para dyshohet se ka pësuar infarkt për shkak të të ftohtit. Qafa, është viktima e dytë brenda 24 orësh që humb jetën në mot të keq.

Një punonjës karburanti nuk mundi t i mbijetojë rrëzimit të strehës së pikës ku punonte, e cila u shemb nga pesha e dëborës. Ndërsa një tjetër shembje në një karburant po në Shkodër fatmirësisht rezultoi pa viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA