Po punonte për riparimin e një defekti, gjendet i pajetë elektricisti
11/01/2019 10:24
Një punonjës i OST ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së djeshme në Perlat të Mirditës teksa po punonte për rregullimin e një defekti.
Gjovalin Angjelin Lesh Qafa, 58 vjeç, është gjetur i pajetë mbrëmjen e së enjtes rreth ores 22:00.
Mësohet se 58 vjeçari nga Laçi sipas informacioneve ka pësuar infarkt.
Top Channel