Depoja e armëve në bazën ushtarake të Pashlimanit në Vlorë është grabitur gjatë natës.

Mësohet se janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme dhe ushtari që duhet të ruante armët, nuk gjendej në vendin e punës në momentin që ndodhi grabitja.

Raportohet se janë vjedhur tre armë automatike, por edhe granta. Për shkak të grabitjes janë proceduar penalisht 5 punonjës të bazës ushtarake.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA