23/11 18:59
Një 58-vjeçare nga fshati Zagore e Malësisë së Madhe, e bllokuar nga dëbora, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodër me helikopter për shkak të komplikacioneve me shëndetin.
Behije Vucaj kishte një emergjencë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u transportuar me makinë është dashur transportimi përmes ajrit.
Kështu një helikopter ka mbërritur në fshatin Zagore duke bërë të mundur transportimi e saj drejt spitalit rajonal të Shkodrës.
Fillimisht helikopteri e ka ndalur 58-vjeçaren në stadiumin “Loro Boriçi” dhe nga aty drejt spitalit është dërguar me një ambulancë.
Pas dhënies së ndihmës së parë burimet spitalore bëjnë me dije se 58-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel