Moti me borë e ngrica, Rruga e Kombit kalohet me vështirësi
10/01/2019 11:43
Në Rrugën e Kombit situata vijon të jetë e vështirë, automjetet qarkullojnë me shumë vështirësi si pasojë e borës së madhe.
Duhet theksuar se reshjet vijojnë me intensitet të lartë. Pjesa më problematike deri tani është nga tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen.
Në segmentin e Rrugës së Kombit drejtuesit e mjeteve ankohen se nuk ka borëpastruese.
Rruga e Kombit, një nga akset rrugore më të rëndësishme në vend, edhe gjate ditës së djeshme u bllokua për disa orë për të njëjtat arsye.
Top Channel