Moti i keq/ Përmirësohet situata në Qarkun e Elbasanit, por ka ende fshatra të bllokuar
10/01/2019 09:07
Në Elbasan dhe Gramsh situata paraqitet më e qetë pasi ka pasur reshje shiu. Nuk ka zona të bllokuara në Gramsh, disa rrugë kalohen me zinxhirë.
Në Librazhd e Prrenjas situata vazhdon të jetë e rënduar. Disa fshatra të thellë të Librazhdit janë të bllokuar si Qarrishta, Funarrëzi, Kostenja. Në Prenjas të bllokuara janë Rrajca, Sopoti, disa fshatra të njësisë Stravaj.
Aksi nacional Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm me zinxhirë deri në Fushë-Stude, më pas rruga është e bllokuar, bora vazhdon, trashësia rreth 80 cm në Stëblevë.
Pa Koment – Bora vazhdon, trashësia rreth 80 cm në Stëblevë
Fshatra në Librazhd dhe Prrenjas janë pa energji elektrike, ndërkohë që në këto zonë është pezulluar edhe mësimi.
Top Channel