Në këtë puntatë, Top Story në Top Channel do të pasqyrojë se si biznesmenë shqiptarë janë grabitur në shuma të mëdha nga hakerat, klonimin e kartave, mashtrimet me blerjet online apo shantazhet në rrjetet sociale, që kanë dëmtuar miliona njerëz.
Pedofilia, bullizimi dhe abuzimet seksuale online janë disa nga krimet që prekin të rinjtë shqiptarë e që Top Story sjell rastet konkrete.
Top Story gjithashtu do të sjellë disa prej hakerave më të tmerrshëm që historia ka njohur. Ata, kanë arritur të realizojnë sulme shumë më të sofistikuara, duke ndërhyrë edhe në sisteme tepër të mbrojtura siç janë ato të ushtrisë amerikane.
Përveç këtyre, Top Story do të pasqyrojë edhe mënyrat se si të ruhemi nga sulmet e hakerave.
Top Channel