Top Story, duke iu referuar rasteve konkrete nga mashtrimet “online”, solli ekskluzivisht një rast më të rëndë nga mashtrimet “online”, i cili lidhet me grabitjen e një transferte prej 838 mijë eurosh të një biznesmeni të rëndësishëm nga Tirana, me inicialet F.H.

Ai ka disa kompani, mes tyre edhe një fabrikë mielli. Hakerat kishin ndërhyrë në e-mailin e biznesmenit, duke i ndryshuar numrin e llogarisë për derdhjen e shumës.

Paratë kishin si destinacion një kompani në Francë, por ato përfunduan në një bankë në Budapest të Hungarisë, e më pas brenda 48 orëve u shpërndanë me shpejtësi në 10 llogari të tjera në Nigeri. Të gjitha paratë humbën. Ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë, ndërkohë që sot e kësaj dite nuk ka asnjë përgjigje nga Hungaria dhe Nigeria për letërporositë e nisura nga Shqipëria.

Grabitja e parave “online” është kthyer në shqetësimin kryesor në Shqipëri. Në një memo të siguruar nga Top Story, shihet që Sektori i Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit vuan nga mungesa e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të hetuar grabitjet virtuale.

Në një tjetër rast, një biznesmeni që merret me tregtinë e hekurit nga Elbasani, i janë grabitur plot 530 mijë euro në të njëjtën formë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA