Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka doli përpara mediave për të folur mbi situatën e krijuar nga moti i keq.
Sipas saj, situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme, duke shtuar se “qarqet më të prekura nga moti i keq janë Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani”.
“Akset kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të Tepelenë–Gjirokastër. Ky aks është përkohësisht i bllokuar te “Uji i Ftohtë”. Në qarqet e prekura nga dëbora janë aktivizuar mbi 100 mjete. Mbi 2 000 efektivë të FA, Policia, OSSHE dhe Shëndetësia janë në gatishmëri. Helikopterët e Forcës Ajrore janë të gatshëm të ndërhyjnë nga ajri. Helikopterët janë në gatishmëri për probleme shëndetësore apo kërkesa për bazë ushqimore”, deklaroi Xhaçka.
Top Channel