Gjirokastra nën dëborë. Kalimi drejt Greqisë, vetëm me zinxhirë
09/01/2019 20:30
Situatë shumë e rënduar është në Gjirokastër, aty ku ka edhe rrugë të pakalueshme dhe persona të bllokuar në dëborë.
Korrespondentja e Top Channel, Kristina Fidhi thotë se edhe pse ka nisur shiu në orët e mbrëmjes, trashësia e dëborës është rreth 40 cm në zonat malore. Aksi që lidh Gjirokastrën me Tepelenën vazhdon të jetë problematik dhe nuk rekomandohet kalimi i mjeteve të vogla, ndërsa të gjitha mjetet e tjera duhet të përdorin zinxhirë.
80% e qarkut vazhdon të jetë i bllokuar nga dëbora.
Top Channel