Elbasan-Librazhd i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, disa fshatra të bllokuar
09/01/2019 09:43
Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë krijuar probleme në disa akse rrugore në vend. Në Qarkun e Elbasanit, raportohet se aksi nacional Librazhd-Elbasan është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
Sipas ARRSH, Qafë- Thana kalohet me zinxhirë. Në Gramsh janë bllokuar disa fshatra. Në Prrenjas të bllokuar Rrajca, Sopoti, Skënderbeu.
Në Elbasan kalohet me zinxhirë rruga për Labinot Mal, dhe Gjinar.
Në Librazhd është bllokuar Qarrishta, si dhe kalohen me zinxhirë disa fshatra. Në disa fshatra nuk zhvillohet procesi mësimor për shkak të mos udhëtimit të mësuesve drejt vendeve të punës.
Top Channel