Në të gjithë rajonin verior ka reshje bore. Qarkullimi rrugor deri në këto momente është pa probleme.
Rruga Dedaj – Razëm dhe Koplik-Razëm ka pasur reshje gjatë gjithë natës ku në punë për kriposje kanë qenë dhe janë 2 borëpastruse. Rruga kalohet pa zinxhirë.
Në aksin Qafe Mali-Fierez qarkullimi i mjeteve behet pa problem ne këto momente ka reshje bore trashësia e ren deri tani 15 cm.
Në qytetin e Shkodrës kanë nisur reshjet e borës që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë dhe në këto momente. Trashësia e borës në qytet është rreth 10 cm dhe momentalisht intensiteti i reshjeve ka rënë.
Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Bashkinë e Shkodrës, kanë zgjuar bardh qytetin e njesite administrative. Administrata dhe ndërmarrjet e varësisë kane qenë në gadishmëri që në orët e para të mengjesit.
Brenda qytetit, trashësia e dëborës është rreth 15 cm. Punonjësit e Ujësjellës- Kanalizime kanë nisur punën me 7 fadroma dhe mjete të tjera që kanë në dispozicion për hapjen e rrugëve dhe për shpërndarjen e kripës.
Njësia Administrative Dajç
Rrugët janë ta kalueshme, nuk paraqiten probleme.
Njësia Administrative Ana e Malit
Dëbora ka një trashësi 4-5 centimetër, nuk ka probleme për qarkullimin.
Njësia Administrative Postribë
Firma kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve po punon me dy fadroma. Një fadromë po punon për pastrimin e rrugës nga Ura e Bardhajve drejt fshatit Postribe, ndërsa një tjetër nga Pulti në drejtim të Mesit.
Njësia Administrative Guri i Zi
Rruga nacionale është e kalueshme pa probleme, në fshatrat Rragam dhe Sheldi lëvizja është më e vështirë. Në shkollat e këtyre fshtarave nuk zhvillohet mësim.
Njësia Administrative Velipojë
Rrugët janë të kalueshme, mësimi në shkolla vazhdon normalisht.
Njësia Administrative Pult
Trashësia e dëborës është 20 cm, në qafën e Malit të Shoshit trashësia është 30 cm. Rruga është e kalueshme dhe një fadromë është në gatishmëri për çdo eventualitet.
Njësia Administrative Shosh
Në fshatra trashësia e dëborës është 15- 20 cm dhe rreshjet vazhdojnë. Rruga momentalisht është e kalueshme me zinxhirë. Shkollat nuk janë hapur nga vështirësitë e krijuara nga dëbora.
Njësia Administrative Rrethina
Rreshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Mësimi në shkolla vazhdon normalisht, qendrat shendetësore janë në punë.
Njësia Administrative Berdicë
Rrugët janë të gjitha të kalueshme pa probleme. Mësimi në shkolla vijon normalisht, qendrat shendetësore janë të hapura.
Top Channel