Top Show/ Artan Hoxha: Sot luhet bixhoz “online”, por nuk luajnë më “një mijë lekshat”
08/01/2019 22:59
Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Top Show” se sot vazhdon që të luhet bixhoz, por tashmë në faqet “online”.
“Sot luhet bixhoz “online”. Sot kompanitë nuk paguajnë as taksë dhe nuk ka garanci për lojtarët. Nuk mund t’ia lëmë policisë të tërë barrën, pasi me infrastrukturën që ka nuk e lufton dot këtë lloj informaliteti”, tha Hoxha.
Gazetari shtoi se ndryshimi i vetëm është që nuk luajnë dot vetëm lojtarët e “vegjël”: “Ne nuk i shohim më reklamat e basteve, por kjo industri punon sot ilegalisht. Nuk luajnë më “një mijë lekshat”.
Top Channel