Ndryshe nga sa ndodhi një ditë më parë studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë vijuar sot protestën tek godina e fakultetit të juridikut.
Pjesa më e madhe e tyre braktisën mësimin në mbështetje të studentëve protestues në Tiranë.
Gjithashtu studentët përpiluan një peticion drejtuar rektorit Adem Bekteshi ku kërkohet shtyrja e datës së riprovimeve pasi është e papërshtatshme për shkak të protestave.
Në një pjesë të klasave u zhvillua mësim, ndërsa pjesa tjetër zgjodhi ta bojkotojë atë.
Në Durrës dhe pse studentët kishin lajmëruar për një protestë, nuk arritën të organizohen dhe procesi i mësimit vijon normalisht.
Po ashtu edhe në Korçë mësimi ka vijuar normalisht, teksa vetëm një pjesë e vogël e studentëve ka vendosur që të bojkotojë mësimin.
Top Channel