Viti 2019 sapo ka nisur dhe Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të verifikojnë dokumentet e identifikimit, pasi sipas këtij dikasteri janë gati një milionë e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që skadojnë deri në qershor të 2019-s, muaj kur mbahen zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë.

“Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm”, kështu deklaron ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se “Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët”.

Lleshaj sqaron më tej se neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

“Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri”, thuhet në reagimin e ministrit të Brendshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA