Foto ilustruese

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Martin Trushi” në Stajkë të Vaut të Dejës kanë bojkotuar mësimin. Ata kërkojnë kushte më të mira e veçanërisht ngrohje në klasë.

Temperaturat shumë të ulëta të ditëve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë zhvillimin e orëve të mësimit në këtë shkollë. Ngrohja me gaz është shumë e rrezikshme për këta nxënës prandaj ata kërkojnë të vihet në punë kaldaja që aktualisht është në gjendje pune, por rrjeti elektrik i amortizuar nuk e mban ngarkesën.

Prindërit shprehen se në këto temperatura është e pamundur të zhvillohet mësimi dhe duhet ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse. Prindërit i kanë bërë peticion bashkisë për këtë problem.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Violeta Malaj thotë se duhet ndërhyrë për riparimin e rrjetit elektrik.

Në rast të mos sigurimit të ngrohjes, nxënësit dhe prindërit thonë se do vijojë bojkoti i orëve të mësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA