Kryetari i bashkisë së Tiranës u kërkon të gjithë drejtorëve të shkollave, kopshteve dhe çerdheve që të njoftojnë një ditë përpara në bashki në rastet e mungesës së karburantit apo çdo probleme tjetër me kaldajat në mënyrë që nxënësit të mos qëndrojnë në të ftohtë në këto ditë kur temperaturat janë regjistruar nën 0 edhe në Tiranë.

“Apeli për administratorët e shkollave në Tiranë është: Tregohuni profesionistë! Ne po i përgjigjemi situatave emergjente, ama i gjithë inkurajimi im për sot është që administratorët e shkollave ta njoftojnë bashkinë mundësisht një natë përpara, nëse kanë nevoja të nesërmen për karburant, pelet, apo çfarëdolloj nevoje tjetër me kaldajat”, deklaron Veliaj.

Bashkia e Tiranes ka hapur një tjetër strehë për njerëzit në kushte rruge duke ofruar veshmbathje, ushqime dhe një shtrat ku mund të kalojnë natën në një kohë kur temperaturat po shënojnë deri në minus 9 gradë celcius.

  Temperaturat e ulëta, Bashkia Tiranë hap një strehëz të re për njerëzit në situatë rruge

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA