Ulja nën zero e temperaturave i ka alarmuar fermerët në Myzeqe. Këta fermerë po ruajnë nga ngricat farishtet e kastravecit, duke i mbuluar me plastmas, apo duke vënë llamba për ngrohje.
Por, kjo mbrojtje shton kostot.
Për kastravecin, që shpejt duhet të mbillet në serra, kjo lloj mbrojtjeje nuk mund të vazhdojë gjatë. Fermerët shpresojnë në ngrohjen e motit, për të vijuar me mbjelljen.
Për ata që kanë mbjellë lakër duhet një tjetër mbulesë, e jo të gjithë e përballojnë.
Shumica e serrave në Lushnje nuk ka një sistem të mirëfilltë aspirimi dhe ngrohjeje, pasi të kesh një të tillë ka shumë kosto dhe këta fermerë nuk kanë mundësi ta kenë.
Ata detyrohen t’i ndërtojnë serrat me kosto më të ulët, që të arrijnë të nxerrin një fitim për t’u ushqyer.
Top Channel