Në stinën e dimrit, fermrët mbjellin pemët frutore. Për të blerë fidanët duhet të drejtohesh te farmacitë bujqësore.

Nga ana formale, tregimi i tyre duhet t’i nënshtrohet disa rregullave ligjore, si “subjekti duhet të jetë i licencuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” dhe “të certifikuar me certifikatë garancie nga Enti Shtetëror i Farërave”.

Por, në terren është tjetër realitet. Aty tregtohen fidanë të pacertifikuar dhe të prodhuar nga persona, të cilët nuk janë të autorizuar.

Fidanët shiten pa etiketa identifikuese të licencimit. Në momentin që i kërkon dokumentacion, tregtari thotë se mund ta rregullojë. Kjo bëhet duke blerë etiketat te një subjekt që është i regjistruar.

Tregtimi i këtyre fidanëve të pakontrolluar shkakton kosto financiare dhe kohore mbi fermerët, pasi ata nuk kanë garancinë e varietetit.

Vlash Tirana, drejtor i Entit Kombëtar të Farërave, thotë se askush nuk i kontrollon personat që prodhojnë dhe tregtojnë të palicencuar.

“Enti Shtetëror i Farërave kontrollon të gjithë fidanët që hyjnë në Shqipëri, por kontrollon të gjithë personat që janë të licencuar. Më pas, e tërë puna për kontrollin e këtyre fidanëve i takon AKU-së. Duke parë etiketën, duke parë të gjitha dokumentet, a janë apo jo të regjistruar në katalogun kombëtar, si dhe kush është i licencuar. Ai kërkon licencën në radhë të parë. Personat që janë të palincencuar ka një gafë në ligj, që nuk kontrollohen nga AKU-ja, që nuk kontrollohen nga asnjë. Pra, tregu informal lulëzon, por problemi është se nuk kontrollohen dot nga AKU”, tha Vlash Tirana, Enti Shtetëror i Farërave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA