Pas dy rasteve në Tiranë, policia zbuloi edhe 4 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në Korçë, Tropojë, Berat dhe Sarandë, uniformat blu sekuestruan 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike dhe pajisje elektronike, të cilat përdoreshin për organizimin e kumarit.

Shtatë persona janë proceduar penalisht, 4 prej të cilëve pronarë lokalesh ku zhvillohej aktiviteti antiligjor.

  Vijonin aktivitetin e kazinove, policia procedon penalisht 7 persona

Por, nëse prej 1 janarit, për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive, bastet janë bërë të pamundura, ky aktivitet vijon normalisht “online”.

Nga vëzhgimi rezulton se, faqet e internetit të të paktën dy kompanive shqiptare të basteve vijojnë të jenë aktive, e kur klikohen të transferojnë automatikisht në faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë.

E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale.

Disa prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, me sa duket ka dhënë efektet e para duke hequr kumarin që kishte zaptuar çdo lagje, por jo atë virtual.

Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA