EMRAT/ Majlinda Angoni lirohet nga detyra, lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet Agron Dhima jeton në Lushnjë që prej viteve ’90, kur braktisi fshatin Këmishtaj për të jetuar më mirë. Nga ish-kooperativist, Agronit iu desh të bënte lloj-lloj punësh për të mbijetuar në vitet e tranzicionit, derisa u bë mjeshtër i këpucëve.
Me një tavolinë dhe një stol, Agroni rri ulur çdo ditë në rrugë dhe pret që këpucët e prishura të dikujt, t’ia sigurojnë bukën e gojës.
Dita e tij nis në 7 të mëngjesit, si në dimër dhe në verë dhe Agroni nuk e braktis punën as kur mezi i lëviz gishtat nga i ftohti.
Shpesh nga një ditë pune në rrugë nuk fiton më shumë se 600 lekë. Edhe pse sot këpucët njerëzit i ndërrojnë shpesh, ka ende njerëz që udhëtojnë edhe nga fshatrat, për të rregulluar këpucët të usta Agroni.
Top Channel