Të festosh në Gjinar; Pika turistike e mbushur me vizitorë
02/01/2019 15:20
Ditët e para të vitit i kanë gjetur plot edhe pikat turistike. Të shumtë janë ata që së bashku me familjet kanë zgjedhur të festojnë, por edhe të pushojnë në vendet e preferuara.
Të favorizuar edhe nga koha plot diell, shumë qytetarë të Elbasanit, dhe jo vetëm, po i kalojnë ditët e para te vitit ne ajrin e pastër dhe duke shijuar gatimet tradicionale që ofron Gjinari.
Nën dëborë festat do të kishin qenë edhe më të bukura në Gjinar, por duket se kjo kënaqësi do t’i rezervohet mesit të Janarit. Ditët e pushimit mbeten një mundësi e mirë per t’iu bashkuar familjes dhe për të kaluar kohë së bashku.
Top Channel